Home POLITIKE Reportazhi i ...

Reportazhi i RAI 3, Basha: Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes

138
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se sasia e kanabisit e kapur gjatë këtij viti është 5 herë më e lartë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha theksoi se krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes, duke referuar reportazhin e RAI 3 për situatën e narko-trafikut ndërkombëtar.

Për Bashën gjetjet e këtij dokumentari dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

E gjithë Italia dhe Europa sikundër Shqipëria është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë policët dhe prokurorët për drogën.Kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë, sasisa e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar”, tha Basha.

Deklarata e kryedemokratit Basha

9 gjetjet e dokumentarit te rrugës së drogës Shqipëri-Amerikë Latine-Europë. Basha: Krimi ka mbështetjen e qeverisë, paratë e drogës pastrohen hapur.

E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës.

Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:

1. Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

2. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

3. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine

4. Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.

5. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.

6. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

7. Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.

8. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.

9. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë

Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Basha tregoi dhe 3 sektorët kyç për investimin e parave të krimit dhe drogës. “Shqipëria ka nevojë për një program radikal për ndalimin e krimit në ekonomi”, tha ai.

Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit.

Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuarn që kontrollohet tërësisht nga krimi.

§ Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi.

Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës.

Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga.

§ Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës.

§ Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës.

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe të ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm në zona të caktuara, të kontrolluara tërësisht nga droga dhe jashtë kontrollit qeveritar, në vende si Kolumbia apo Afganistani.

Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi.

Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës, dhe një program special për ndalimin e futjes së parasë së krimit në ekonomi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit