Home Sporti Rashford tërb...

Rashford tërbon mediat serbe me festimin me shqiponjë: Si reagoi Matic?

330
0

Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provokim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka. Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë urrejtje te serbët të cilët nuk e pranojnë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

 

Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe Kurir e cila shkruan: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kaluar pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matic që është me kombësi serbe”.

Në Serbi akoma nuk arrin ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën me dy koka është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashford nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit