Home POLITIKE Raporti i DAS...

Raporti i DASH, shpërthen Noka: Rilindja e ktheu Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar dhe organizatave kriminale

89
0

Shuplaka e fortë e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj qeverisë shqiptare, i cili përmes një raporti që u publikua mbrëmjen e djeshme thekson se Shqipëria është ndër burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Europian, ka shkaktuar reagimin e fortë të Partisë Demokratike.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Flamur Noka, e cilëson këtë raport si rekordin më negativ që Shqipëria në qeverisjen e Edi Ramës ka arritur ndonjëherë.

Ish-ministri i Brendshëm në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson se në 25 vite është hera e pare që paratë e drogës Rilindase dhe pastrimi i tyre e detyrojnë DASH-in ta fusë Shqipërinë dhe shqiptarët në listën e zezë.

“Që vendi të shpëtoje duhet rrëzuar kjo ngrehinë kriminale … Që vendi të shpëtojë duhet shembur Republika e krimit, e korrupsionit dhe e drogës, dhe mbi të të ngrihet Republika e Re”- deklaron deputeti demokrat Flamur Noka në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Raporti i DASH ngren alarmin:

Shqiperia baze e krimit te organizuar.

Shqiperia ne listen e zeze te pastrimit te parave (kryesisht parate e droges).

Shqiperia vend me korrupsion galopant.

Shqiperia prodhues dhe trafikues shume i rendesishem i marijuanes.

Shqiperia vend tranzit per trafikun e heroines dhe kokaines .

Shqiperia pike kyçe e shperndarjes ne Europe e heroines.

Shqiperia vend me kontroll te dobet te kufinjve .

Institucionet e zbatimit ligjit jo efikase( policia eshte nje nga institucionet kryesore te zbatimit ligjit)

Ky eshte rekordi i Edi Rames qe “s’ka arritur dot” asnje qeveri ne 25 vjet sepse:

Ne 25 vjet eshte hera e pare qe DASH thote qe vendin tone na e ktheu Rilindja ne baze te krimit te organizuar dhe organizatave kriminale.

Ne 25 vjet eshte hera e pare qe parate e droges Rilindase dhe pastrimi i tyre e detyrojne DASH te na fus ne listen e zeze.

Ne 25 vjet eshte hera e pare qe DASH e quan nder te tjera policine jo efikase duke ja perplasur ne surrat Edi Rames sondazhet e sajuara dhe te blera me para te pista .

Ketu thelle fshihet arsyeja pse Rama e flaku Saje qorrin me idene se ai do mbante gjithe faturen

dhe per vete te shpetonte lekuren

Por a mund te qendroj me ne kembe nje qeveri e tille e gjemave per vendin???

Qe vendi te shpetoje cadra e lirise duhet te qendroje me fort se kurre.

Qe vendi te shpetoje duhen zgjedhje te lira dhe vote e lire .

Qe vendi te shpetoje duhet rrezuar kjo ngrehine kriminale dhe te krijohet qeveri teknike .

Qe vendi te shpetoje duhet shembur Republika e krimit , e korrupsionit dhe e droges dhe mbi te te ngrihet Republika e Re

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit