Home POLITIKE Rama në Fier:...

Rama në Fier: Çmimi i ri i energjisë do të jetë i mesatarizuar

14
0

Kjo ka qënë pjesë e  deklaratës së kryeministrit Rama në takimin e tij me qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Fier, ku ka deklaruar se çmimi i ri i energjisë do të jetë i mesatarizuar dhe se do të vijojë aksioni kundër vjedhjes së energjisë.

“Çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i mesatarizuar, ata që nuk e duan Shqipërinë, gënjejnë për shifrat e çmimit që thonë. Energjia vjedhja, plagë e thellë. Nëse nuk e mbyllim këtë situatë nuk vazhdojmë dot më tutje. Humbim nga vjedhja sa fitojmë nga tatim fitimi i kompanive. Dy kategoritë që paguajnë në mënyrë më korrekte janë pensionistet apo personat me aftësi të kufizuar. Energjia mall, as falet as mund te vidhet. Pas fashës mbrojtëse u fshehën hajdutët.”- deklaroi Rama.

Pas heqjes së fashës, Rama bën me dije se do të vendoset në dispozicion të 200.000 familjeve për t’i rimbursuar.

Në bashkëbisedimin me formunin qytetar kryeministri Rama është  ndalur edhe në akuzat e ngritura ndaj qeverisë së tanishme lidhur me taksat të cilat sipas tij nuk janë rritur.

“Vetëm tre taksa që janë rritur në paketën fiskale të vitit 2015,- tha Rama duke shtuar se,  këto taksa nuk ndikojnë në rritjen e cmimit të artikujve për konsumatorët! Taksa e karbonit dhë duhanit apo depozitave nuk ndikon ne xhepat e konsumatorëve!”

Ndërsa shtoi se janë  9 miliard depozita bankare të cilat duhet të vihen në qarkullim për nxitje të ekonomisë së formalizuar  shqiptare.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit