Home Uncategorized Rama në Ersek...

Rama në Ersekë: Lulzim Basha nuk mund të marrë drejtimin e vendit sepse nuk di të bëjë shtet

2
0

Gjatë një takimi elektoral me banorët në Ersekë, kryeministri Edi Rama tha se është krijuar një sistem i partive që hyjnë nëpër zyrat e shtetit, dhe kjo histori duhet të marrë fund.

Kryeministri u shpreh se më 25 qershor duhet t’u hiqet administrata e shtetit partive nga dora.

“Është krijuar një sistem i partive që hyjnë nëpër zyrat e shtetit, një parti merr drejtoritë një inspektoratet, një licencat, një hipotekat dhe qytetarët janë viktima të një sjellje jo dinjitoze dhe të poshtërimit kur shkojnë për të marrë shërbimin në zyrat e shtetit. Nuk kemi për të pasur një shtet serioz nëse nuk ua heqim administratën e shtetit partive nga dora. Duhet t’i japim fund historisë së shushunjave që ushqehen me gjakun e njerëzve. Kjo histori nuk zgjidhet nëse populli nuk vendos ti japë fund”- tha Rama.

Më tej Rama tha se kreu i PD, Lulzim Basha nuk mund të marrë drejtimin e vendit sepse nuk di të bëjë shtet.

“Si ka mundësi që demokratët të votojnë për PD dhe Lulzim Bashën që deri para 2 javësh bënte thirrje për të shpuar gomat dhe tani thotë jam kryeministër i ekonomisë. Ai dhe PD nuk mund të marrin drejtimin e vendit se nuk kanë lidhje me vendosmërinë për ta bërë këtë vend shtet. Vota për të tjerët është votë për tu dhënë mundësi të tjerëve të fusin dorën në xhepin tuaj”- tha Rama.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit