Home POLITIKE Rama: Bëmë re...

Rama: Bëmë realitet zotimin për uljen e moshës së pensionit për minatorët

19
0

“Ja edhe një zotim i bërë realitet pas njëzet vjetesh premtime elektorale e zhgënjime për minatoret”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook.

Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin e tij me një poster shpjegues, ku nëpërmjet krahasimit, sjell ndryshimet nga ligji i vjetër në atë të ri, ku përfitimet vijnë si për gamën e numrit të pensionisteve, ashtu edhe në rritjen e pensionit.

“Reforma për pensionet, pensione më të lartë për të gjithë dhe ulet mosha e pensioneve. Mosha e pensioneve të minatorëve nga 60 vjeç bëhët 55 vjeç dhe përfitojnë 3840 individe, pasi me ligjin e vjetër përfitonin 9.000 lekë në muaj, ndërsa me ligjin e ri 14.474 lekë në muaj, duke shkuar deri në 21.000 lekë në muaj për ish-minatorët që përfitojnë trajtim të vaçante financiar. Së bashku në shumë beteja për kushte e dinjitet”, shkruan Rama. 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit