Home POLITIKE Qytetari: Na ...

Qytetari: Na e bëni mirë, kur s’ju marrim zvarrë. Rama: Këshillohu me ndonjë…

44
0

Në postimet e fundit në faqen e tij në FB, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit.

Replikat:

Qytetari: O ram po mir ja bone kti poplli kur sju vin mren nparlament me ju kap zvarr me ju gjujt kosh meturinash se e more nqaf ket popull

Rama: Pse Genci ne tre vjet e gjysem nuk eshte bere asnje pune e mire thua?! Ishim me mire thua kur energjia vidhej, borxhet nuk paguheshin, diplomat merreshin pa shkuar ne shkolle, kriminelet terhiqni per hunde policine dhe policet shtynin makinat pa karburant?! Vertet thua ishim me mire kur s’kishte as aspirina a batanije neper spitale e kur ndertohej pa leje kudo gjithe diten e dites?! Nuk di ç’te them po nese ti vertet mendon qe ishim me mire, mbase duhet te keshillohesh me dike se si te dalesh nga kjo situate!

Qytetari: Po shoku kryetar ashtu është: Për mirëqënien e qytetarëve, në raste të vështira u vjen ndihmesë. Siç është rasti i heqjes së patentës. ( rasti konkret 119-km tr-dr,) gjobë,dhe heqje e pikëve. Ku është mbrojtia këtu? 3-penalizime,që të nxjerrin ilegal. Mendoj që të jetë në ligj edhe burgosja. Votën e meriton.

Rama: Devis Dejvis çfare lidhje ka shkelja e ligjit me mireqenien se nuk te kuptova?! Shko provoje te shkelesh ligjin me veture ne nje vend tjeter dhe e sheh se çfare mbrojtje te ben shteti! Keto jane rregulla qe jane kudo dhe si kudo jane vendosur edhe ne Shqiperi. Te pershendes

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit