Home Editorial Qeveria si Ju...

Qeveria si Junte policore e ushtarake. Shkarkime fashiste në administratë

3
0

Fushata elektorale nisi me shkelje ligjore për shkak se marrëveshja politike PS-PD hodhi në kosh Kodin Zgjedhor, por po vazhdon me shkelje edhe më të rënda që prekin Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Konkretisht, Vendimi i Këshillit të Ministrave për “Monitorimin e Veprimtarisë, Sjelljes apo Përdorimit të Burimeve Njerëzore, Financiare apo Logjistike të administratës shtetërore” rezulton akti ligjor me antikushtetues i nxjerrë nga një qeveri pas viteve 1990. Me idenë e ndalimit të administratës për të marrë pjesë në fushatë, Rama dhe Basha, kanë miratuar një vendim që nuk siguron që zgjedhjet të jenë me standarde, por vetëm rikthen metoda komuniste në përndjekjen e nëpunësve të shtetit. Në bazë të këtij vendimi anormal, që nuk është miratuar as në një mbledhje të rregullt qeverie, por ka kaluar vetëm në zyrën e Kryeministrit dhe Zv/vendëskryeministres, janë hequr nga puna dhjetëra zyrtarë të administratës. Po në bazë të këtij vendimi është ngritur një “Task Forcë” që bën monitorimin e administratës. Praktikisht është krijuar një njësi speciale që ruan se ku shkojnë zyrtarët, me kë e pinë kafen, çfarë thonë në zyrë, çfarë shkruajnë në Facebook. Kanë arritur deri aty, sa për të sulmuar cilin duan dhe të godasin iks parti në publik, marrin foto që iu bëjnë pasdite apo në darkë punonjësve dhe të nesërmen ua dërgojnë “Task Forces” sikur kanë qenë në takime eletkorale dhe i shkarkojnë. I çojnë për ndjekje penale tamam si në vitet e ardhjes së komunistit Enver Hoxha në vitin 1944. Sejcili punonjës administrate gjatë orarit nuk duhet të bëjë fushatë apo të marrë pjesë. Këtu jemi dakort, por merren foto pasdite, ku sejcili ka të drejtën e tij të marrë pjesë në takimet partiake dhe të nesërmen i shkarkojnë.

Disa ministri dhe sidomos të PD-së po veprojnë siç erdhi Hitleri në pushtet në vitet ’30. Me dhunë dhe terror. Por kjo vjen për fajin e kryeministrit Rama, i cili është gati të shesë çdo ligj, parim, mik apo koleg vetëm që të mos humbi karriken e kryeministrit.

Nuk është normal ky terror psikologjik dhe shtetror ndaj administratës. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Më e keqja dhe me antiligjorja është se kjo trupë speciale zyrtarësh të lartë ka marrë në dorë frenat e gjithë administratës. Ata po kontrollojë zyrtarë të lartë të administratës, por edhe nëpunës të Prokurorisë, Gjykatave, Policisë, Ushtrisë etj. E thënë thjesht, këto ditë Rama dhe Basha kanë ngritur një “shtet paralel” që ka fuqi mbi gjithë institucionet e tjera ligjore të vendit. Ky vendim absurd po shërben dhe si mjet presioni dhe shantazhi. Janë me dhjetëra rastet që denoncohen përditë nga zyrtarët që në emër të këtij vendimi po flaken në rrugë, por spostohen nga vendet e punës dhe po shkarkohen pa asnjë bazë ligjore. Po bëhen shkarkime në disa drejtori të rëndësishme që pas zgjedhjeve ti ketë gati PD, pasi synon të bashkëqeverisë me PS.

Pakti PS-PD ka prodhuar kështu një nga vendimet me të shkatërrues, jo vetëm për gjithë administratën, por edhe për shoqërinë shqiptare. Po rikthen kohën e Sigurimit të Shtetit të shtetit komunist. Vetëm në komunizmin njerëzit ndaloheshin të flisnin dhe të shprehnin bindjen politike. I vetmi ndryshim është se komunizmi të fuste në burg, ndërsa Rama dhe Basha të flakin në rrugë dhe të kërcënojnë.

E vetmja forcë politike që ka reaguar për këtë shkelje flagrante është Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i saj, Petrit Vasili në një letër publike drejtuar gjithë institucioneve të shtetit vinte në dukje rrezikun që po u kanoset qytetarëve dhe themeleve të demokracisë. Vasili e thotë hapur se me këtë vendim në Shqipëri është krijuar situatë e ngjashme me ato të juntave ushtarake. “Veprime të tilla arbitrare dhe thellësisht antiligjore të ngjashme me ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me sjelljet e një qeverie demokratike apo besimi siç duhej të ishte kjo qeveri, që është krijuar në kushtet e tronditjes më të thellë të besimit”,- tha kreu i LSI-së.

Vasili vë në dukje dhe një tjetër fakt flagrant. Vendimi nuk është marrë në një mbledhje normale qeverie, por ka kaluar në fshehtësi. Ministrat e LSI nuk janë njoftuar për këtë vendim, ndërsa nuk ka pasur as konsulim me ministrat e tjerë. Ky vendim është pjesë e paktit Rama-Basha dhe të dy drejtuesit e partive kryesore kanë vendosur të godasin rëndë themelet e shtetit ligjor.

Juntat policore kështu fillojnë, nga pak e përditë derisa kthehen në junta ushtarake.

Ndaj shoqeria shqiptare nuk duhet të hesht para këtij veprimi terrori ndaj administratës, pasi kur të mbarojnë me administratën do ti turren lirive themelore të njeriut, medias, fjalës së lirë.

Kjo kërkon reagim publik dhe jo vetëm me ndëshkim me votë ndaj kësaj kaste të korruptuar politike e cila po fillon si juntë policore.

S.P.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit