Home KRYESORE Qëllohet me d...

Qëllohet me dy plumba mbi prokurorin e Durrësit. Rama dhe Braçe e sulmuan publikisht

1012
0

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja është qëlluar pasditen e sotme me armë zjarri. Atentati ndaj prokurorit ka ndodhur në Mbikalimin e Shkozetit. Së bashku në makinë me prokurorin Arjan Ndoj kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë plagosur. Në gjendje më të rëndë aktualisht ndodhet Andi Maloku, i cili po e drejtonte makinën. Ky i fundit ka mbërritur në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aleksandër Laho mësohet se ka qenë i plagosuri tjetër i cili ndodhej në makinën e prokurorit Ndoja.

Aktualisht prokurori i Durrësit është në spitalin e këtij qyteti për të marrë ndihmën e parë.  Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

Në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A. L., 48 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 30 vjeç. Shtetasi A. M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Prokurori Ndoja u akuzua publikisht nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe lidhur me ndalimin e drejtuesit të hipotekës së Durrësit, për shkelje detyre.

Në datën 3 tetor, Edi Rama deklaroi se prokurori i Durrësit punon për bandat e krimit. …”Një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po se arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia”,- ka deklaruar Edi Rama.

Ndërsa numri dy i qeverisë, Erion Braçe sulmoi në disa konferenca për mediat nga zyra e Kryeministrisë prokurorin Ndoja duke e akuzuar atë për lidhje mafioze, pasi kishte kërkuar arrestimin e Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Braçe e cilësoi arrestimin e drejtorit të qeverisë nga Prokurori si “krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka. Dështim më të madh për sistemin e drejtëssië sa t’i marri lirinë një shtetasi në mënyrë të paligjshme nuk ka. Ky është  akti i fundit, final, i një serie të gjatë kërcënimesh e shantazhi njëmujor ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës”.

Atentati ndaj prokurorit, Krimet e Rënda nisin hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda  mori në dorë dosjen hetimore për atentatin ndaj Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Kryesimi i hetimeve do të bëhet nga prokurori Anton Martini, i cili së bashku me grupin hetimor shkuan në vendin e ngjarjes. Pista kryesore hetimore pritet të jetë ajo për shkak të detyrës së prokurorit Arjan Ndoja. Ai ishte prokuror i dosjes së skandalit të pronave në Durrës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes së atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur ai së bashku me shoferin e tij dhe një person tjetër, shkuan dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Ardi Veliu, kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, shkuan në vendin e ngjarjes ku po kqyrin nga afër automjetin e prokurorit për të mbledhur provat.

VIDEO/Momenti i nxjerres nga makina të prokurorit dhe personave të plagosur (Kujdes! Pamje të rënda)

Arian NdojaAtentati ndaj Prokurorit të Durrësit

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit