Home Bota Protestat e d...

Protestat e dhunshme, dorëhiqet kryeministri

58
0

Kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri ka njoftuar pasditen e së martës dorëheqjen e tij nga detyra pas protestave të dhunshme në disa qytete kryesore të vendit kundër qeverisë dhe taksave të reja që ajo kishte parashikuar për të vendosur. Hariri iu drejtua kombit përmes një deklarate për shtyp ku u shpreh se kishte arritur në një pikë ku nuk shihte zgjidhje në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund krizës në vend. Dorëheqja e Haririt, i cili tradicionalisht është mbështetur nga Perëndimit dhe aleatët sunitë në Gjirin Arab rrit shqetësimin për shtyrjen e Libanit drejt një cikli të paparashikueshëm. Vendi mund të përfundojë më tej nën ndikimin e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke e bërë edhe më të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja aq shumë të kërkuara.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit