Home POLITIKE Protesta/Mjek...

Protesta/Mjekë dhe profesorë: Shëndetësia më keq se në vitin ’90

39
0

Në ditën e 15 të protestës së opozitës, në një bashkëbisedim me qytetartë nga në çadra përpara kryeministrisë, mjekë dhe profesorë diskutuan për shëndetësinë dhe gjendjen e saj.

Mjeku radiolog nga Vlora Egli Veliu që u bë i njohur për denoncimin në media për situatën e rëndë në spitalin ku ai punon, u shpreh se mamografia nuk funksionon në Vlorë dhe se gjatë gjithë kohës, punon nën presion.

“Mamografia nuk funksionon as sot në Vlorë dhe emisioni Stop e bëri të ditur në datën 8 të muajit të kaluar. Në datën 9 mua më heqin nga puna dhe më çojnë diku tjetër dhe me digjet edhe makina që është rast i paprecedentë sepse nuk kam pasur asgjë personale dhe nuk kam pasur asnjë armik. 10 vite në punë dhe më flakën si një leckë. Kam punuar shumë me 40 vizita në ditë por për këta nuk kemi asnjë meritë. Unë jam babai i një fëmijë 20 muajsh dhe nuk do doja të rritet nën këtë presion siç na bëhet ne apo të rritet nën këto sakrifica që po bëjmë ne”, tha Veliu.

Mjekja Roza Hilaj nga Lezha u shpreh se mjekët po lënë Shqipërinë dhe qytetarët po paguajnë shërbimet që duhet ti kishin falas.

“Ne jemi të parët që i shohim dështimet e reformës në shëndetësi në spitalet tona rajonale. Si mund të japësh mjekësi falas pacientëve kur buxhetet e spitaleve tona janë si të viteve 90, në një kohë që popullsia është shtuar. Nuk u ofron atyre medikamentet dhe ato shkojnë ti blejnë privatisht. Ku është falas këtu? Laboratorët tonë nuk i ofrojnë shërbimin e duhur ndaj dhe ata detyrojnë të shkojnë ti bëjnë privatisht. Nuk ka shëndetësi falas. Së treti, nuk ka mundëis të forojnë specialitetet e duhura sepse ka ndodhur hemoragjia e mjekëve. Për 3 vitet janë larguar 400 mjekë nga Shqipëria. Mjekët ikin se u është vrarë shpresa, nuk kanë kushte dhe nuk kanë paga të mira”, tha mjekja nga Lezha.

E ndërsa profesori i njohur Edmond Kapedani, kishte një thirrje për intelektualët që të rrinë të fshehur në kafene por ti bashkohen shoqërisë.

“Intelektualët duhet të jenë pjesë e kësaj proteste dhe të mos rrijnë fshehur në kafene me frikën se i fotografojnë. Intelektuali dallohet në periudha të vështira të shoqërisë kur me fjalët e tij ai ngre shoqërinë. Kolegët e mi kanë të njëjtat bindje për hashashin, krimin në politikë por tremben. Edhe në spital ka njerëz që kërkojnë llogari se çfarë bërë apo ku ishe dje. Deri këtu ka arritur. U bëj thirrje kolegëve ta vrasin frikën”, tha Kapedani.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit