Home Magazine Promovohet li...

Promovohet libri “Shqiptarët, diamantet e pagdhendur” i autorit Ylli Polovina‏

28
0

Me këtë rast, Rektor i AAB-së, prof. dr. Lulzim Tafa, e duke e vlerësuar lart veprimtarinë e shkrimtarit Polovina, ndër të tjera tha: “Në 14 vjetët e funksionimit tonë, ne kemi promovuar libra edhe të autorëve të shumtë  edhe jashtë Kosovës, e sidomos të autorëve nga Republika e Shqipërisë. Në fushën e tregut të librit, AAB ka një treg krejtësisht të unifikuar me Republikën e Shqipërisë, pasi që autorët shqiptarë pa dyshim i kërkojnë lexuesit shqiptarë kudo që janë, qofshin ata në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe gjithandej.”

Duke folur për librin “Shqiptarët, diamantet e pagdhendur”, autori, Ylli Polovina, tha se libri është ndërtuar duke shkëmbyer opinionet me bashkëkombësit që duan të zbulojnë se çfarë mendësie kanë shqiptarët, cilat karakteristika kryesore të identitetit shfaqin, natyrën psikologjike, temperamentin apo të dhënat antropologjike të tyre.

Ky libër dëshiron sipas tij të ofrojë ndihmën e vet në njohjen e tij edhe për të gjithë ata të huaj që merren me popullin dhe shtetin tonë, tha Polovina.

Polovina gjithashtu bëri një përmbledhje të të gjithë librave të botuar deri më tani, por më shumë u fokusua tek veprat e botuara me temë për Kosovën. 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit