Home Kuriozitete Prindërit me ...

Prindërit me ngjyrë, sjellin në jetë tre fëmijë të bardhë!

40
0

“Një herë më ndaluan në një qendër tregtare punonjësit e sigurisë, më pyetën nëse fëmijët ishin të mitë, pasi shikonin që kisha dy fëmijë me ngjyrë dhe tre të bardhë si qumështi. Nuk më besonin që isha nëna e tyre. Duhen dhënë më shumë informacione mbi këto raste”, thotë gruaja. Mirëpo tre fëmijët nuk janë thjesht një përjashtim genetik, por janë të prekur nga bardhësia e theksuar e njohur si albinizëm, e cila nuk i jep pigment lëkurës.

Tre fëmijët Ruth, 14 vjeç, Estefani 12 vjeç dhe Kauan 9 vjeç, e kanë lëkurën tejet të bardhë dhe sytë e kaltër dhe Rosemere jo rrallë është përballur me akuza. “Pata shumë probleme me lindjen e fëmijëve. Kishte nga ata që mendonin se ish-bashkëshorti im nuk ishte babai i tyre, apo për një gabim të spitalit. Por janë që të tre fëmijët tanë, megjithëse më duhet ta pranoj që edhe unë fillimisht mendova se bëhej fjalë për një shkëmbim foshnjash me Ruth. Por më pas mësova se bëhej fjalë për një sëmundje dhe kjo gjë u vërtetua edhe me fëmijët e tjerë”, sshprehet gruaja duke folur për “Mirror”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit