Home POLITIKE Presidenti Me...

Presidenti Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi për çeljen e negociatave

65
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur në një takim nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia. Përmes një postimi në facebook, Kreu i shttit thotë se marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Postimi i plotë

Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona.
Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian?? i Shqipërisë?? dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit