Home Aktualitet Presidenti Me...

Presidenti Meta: Marrëveshje politike midis Ilir Metës dhe Edi Ramës KURRË nuk ka për të pasur

45
0

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk ka asnjë mundësi që ai dhe Edi Rama të bëjnë marrëveshje politike ndonjëherë.

“Marrëveshje politike midis Ilir Metës dhe Edi Ramës KURRË nuk ka për të pasur”,- tha kreu i shteti.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit kanë rëndësi për integrimin e vendit dhe interesat kombëtare. “Rama është pjesë e këtij komploti ndërkombëtar 20-vjeçar kundër Shqipërisë. Unë e kam bërë të qartë që jemi në një betejë me një mafie ndërkombëtare që do të zhbëjë Shqipërinë. Askush në botë nuk del dot  kundër një populli! Markosi e pushtoi dhe e dhunoi popullin e vetë, por kur populli doli në shesh Markosit ju dha fund…!”,- tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi se “qëllimi Ramës është të vrasë besimin te populli  dhe te demokracia. Presidenti është i pari, që do japi jetën për demokracinë dhe votën e lirë. Në këtë vend ka vajtur aty ku nuk mban më”.

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 11, 2021

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit