Home POLITIKE Presheva i ur...

Presheva i uron mirëseardhjen Kryeministrit Rama

17
0

“Ndërkohë, nuk do të mungojë vizita e Ramës në Preshevë dhe në qytetin e shqiptarëve tashmë janë në përfundim e sipër  përgatitjet për pritjen e Kryeministrit të tyre!

Presheva sot është zgjuar me atmosferen, frymën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skenderbeu” e deri në qendër, komuna e Preshvës ne sheshin e dëshmoreve të UCPMB-së.

“ I dëshirojmë mirëseradhje Kryeministrit tonë, Edi  Rama, në Kosovën Lindore”, ka pohuar per agjencine Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal te Bujanocit, njëherazi kyretar i ardhshëm i KKSH-së”, citon “Presheva Jonë”.

Kryeministri Rama ka planifikuar që të shkojë në Preshevë gjatë vizitës se tij dyditore në Serbi. Rama parashikon që të martën të jetë në kryeqendrën e shqiptarëve në Serbi, si dhe ne Bujanovc.

Në orën 11:00 Kryeministri do të pritet nga homologu Vuçiç në Pallatin Serbia, me të cilin do të bisedojë kokë më kokë, takim që do të pasohet nga ai i dy delegacioneve.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit