Home Bota Poul Thomsen ...

Poul Thomsen emërohet Drejtor i Departamentit Evropian të FMN-së

17
0

Sipas një deklarate për shtyp nga FMN, Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde ka emëruar si Drejtor të Departamentit Evropian, danezin Poul Thomsen. Thomsen që nga fundi i muajit korrik kur ish-drejtori për Europën Reza Moghadam pati dhënë dorëheqjen e deri tani ai ka qenë në pozicionin e drejtorit të komanduar. Pozicioni i Thomson që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi zyrtarisht me kompetenca të plota.

Lagarde në lidhje me emërimin e Thomsen duke vlerësuar karrierën e tij të suksesshme ka thënë se: “Drejtuesit e FMN-së dhe unë jemi të sigurtë se Thomsen është personi i duhur për këtë pozicion dhe mezi po presim për të punuar me të”. Në mesin e detyrave të tjera të mbajtura nga Thomsen gjatë karrierës së tij 32-vjeçare janë, Zëvendës Drejtor i Departamentit Evropian dhe Misioni i Përhershëm i Lartë në Rusi.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit