Home Sporti Portieri i Vl...

Portieri i Vllaznisë bëhet sërish hero, shpëton një tjetër pushuese nga mbytja

99
0

Portieri i Vllaznisë, Eldi Hasani është bërë sërish hero. Duke punuar në rolin e vrojtuesit të plazhit në Velipojë, ai ka shpëtuar një tjetër jetë. “Gardiani” i kuqebluve është shndërruar përsëri në protagonist teksa kësaj radhe shpëton nga mbytja një kosovare me iniciale E.V, 54-vjeçe. Ajo kishte vështirësi ne det, por falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit Eldi Hasani është bërë e mundur shpëtimi i pushueses.

Por gjatë transportit në breg nga vrojtuesi, personi në rrezik ka kaluar në gjendje të fikti dhe ka bërë me te vështirë transportin. Gjithsesi pas dhënies së ndihmës së parë nga Eldi, ka ardhur ambulanca dhe është bere e mundur transportimi drejt qendrës shëndetësore për një ndihmë më të specializuar. Në këtë mënyrë portieri shkodran po tregon një tjetër talent, të cilin ai e aplikon gjatë verës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit