Home Kosova Policia zbard...

Policia zbardh detaje rreth aksidentit ku humbi jetën zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate

7
0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit në Malishevë ku humbi jetën zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kishte qenë e përfshirë një veturë me traga vendore. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi automjet ku si pasojë është goditur me një shtyllë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët meshkuj kosovarë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit