Home Aktualitet PKD: Ivanov t...

PKD: Ivanov të respektojë platformën e partive shqiptare

15
0

Paria Kristian Demokrate e drejtuar nga Dhimitër Muslia ka reaguar për zhvillimet e fundit në Maqedoni. Në një deklaratë për mediat, PKD shprehet e shqetësuar për qëndrimin drejtuesve të shtetit maqedonas ndaj faktorit shqiptar në këtë vend.

“PDK po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, që rrezikojnë të shndërrohen në një krizë të thëllë dhe konflikt nderetnik, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm stabilitetin e shtetit maqedonas, por edhe paqen e sigurinë në rajonin tonë. Me vendimin e tij të djeshëm për mosdhënien e madatit qeverisës kryetarit të opozitës Zoran Zaev, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, presidenti maqedon Geroge Ivanov, jo vetëm e futi venin në një krizë të rëndë institucionale, por u bëri një provokim të rëndë shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre etnike në këtë shtet”,- thuhet në deklaratë.

PKD vlerëson se gjuha e urrejtes është një kthim mbrapa për Maqedoninë. “Gjuha e urrejtjes, e përbuzjes dhe e përçmimit e përdorur nga presidenti ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, në trojet dhe në shtetin e tyre, jo vetëm është e papranueshme, primitive dhe në kundërshtim me frymën dhe të ardhmen europiane të popujve të gadishullit tonë, por përbën një kthim mbrapa në kohën e nacinalizmave të egër e barbarë të së shkuarës që kanë derdhur shumë gjak dhe marrë qindra e mijëra jetë të pafajshme njerëzore”,- deklaron PDK.

Duke dënuar me forcë këtë gjuhë të urrjetjes dhe qendrimin antishqiptar të presidentit Ivanov, PKD i bën thirrje të heq dorë nga qendrimet ekstremiste dhe të respektojë të drejtat dhe dinjitetin njerëzor e nacional të shqiptarëve në përputhje me plafromen e partive shqiptare, që përfaqësojnë qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

“Përpjekja e tij për ta shndërruar krizën institucionale në krizë ndëretnike, duke nxitur urrjetjen ndërnacinale dhe konfrontimet midis etnive të ndryshme qe jetojnë në Maqedoni, mund të sjellë pasoja fatale për ekzistencnën e shtetit maqedonas, por mund të provokojë gjithashtu një konflikt edhe më të gjërë në rajon. Ne shprehim bindjen se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët, pa respektuar gjuhën, kulturën dhe të drejtat e tyre, si qytetarë të barabartë në shtetin maqedonas. Koha kur shqiptarët trajtoheshin si skllevër në trojet e tyre etnike ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Këtë duhet ta ketë të qartë edhe presidenti Ivanov dhe çdokush tjetër, që mendon se mund t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë”,- thuhet në deklaratën e PDK.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit