Home Uncategorized Përzierja e p...

Përzierja e pijes energjike me vodkën shkakton dëme në tru

39
0

Të përziesh pije energjike me vodka mund të të shkaktojë dëme të mëdha nervore. Në krahasim me mixet e tjera këto dy lloj pijesh kur i mikson sëbashku japin efekte të mëdha tek ata që i konsumojnë.

Sipas një studimi në Australi të rinjtë që festojnë deri në orët e para të mëngjesit jashtë janë të rrezikuar nga sulmet nervore, lëndime të rënda dhe mund të kalojnë edhe githë natën në rrugë.

Vodka është përzier dhe me pije të tjera të lehta dhe rezultatet kanë qënë jo aq të dëmshme.

Por kur studiuesit kanë bërë miks pijen energjike me vodkën kanë vënë re që nga pija e re është çliruar më shumë alkool dhe kafeinë e cila ka ndikim të madh në trurin e njeriut.

Kjo sipas tyre të bën të varur duke bërë që trupi të kërkojë më shumë për të pirë duke çuar në konsumimin e tepërt të alkoolit dhe nga kjo mund të kesh vetëm pasoja negative.

/BW

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit