Home Uncategorized Përfaqësuesja...

Përfaqësuesja e opozitës iraniane, vdes në Tiranë

24
0

Zonjës Farideh Vanaie, 51 vjeçe, i ishte privuar e drejta e një shërbimi mjekësor nga agjentët e Irakut, gjatë viteve që jetonte në kampin Ashraf dhe Kampin e Lirisë, ndaj ishte transferuar në Tiranë, ku vdiq më 5 nëntor në një spital të kryeqytetit tonë, pas një operacioni të vështirë. Vanaie, anëtare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte pjesë e Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI/MEK). Ajo i ishte bashkuar kësaj organizate 36 vjet më parë, me misionin, për lirinë e Iranit.

Ajo ishte e arrestuar dy herë më parë, midis vitit 1981 dhe 1986, dhe kishte kaluar më shumë se katër vjet në burgun famëkeq “Evin”, në Teheran, si dhe në burgun “Ghezel Hessar” në qytetin e Karaj, ku edhe ishte torturuar.

Motra e saj më e madhe dhe vëllai i saj u ekzekutuan në vitin 1981, në burgun Diezelabad, në qytetin e Kermanshah. Gjatë bllokadës mjekësore anti-njerëzore të imponuar nga agjentët e Irakut asaj i ishte ndërprerë trajtimi mjekësor. Më 27 tetor 2013, në një letër të Zyrës për të Drejtat e Njeriut, ajo shkroi: – “Jam e sëmurë me kancer dhe kam pasur dy operacione si dhe gjashtë seanca kimioterapie gjatë katër muajve të fundit. Gjatë muajit të kaluar shëndeti im është përkeqësuar keq dhe vuaj nga dhimbje të forta. Duhet një operacion tjetër urgjent. Gjendja ime aktuale është e padurueshme.”  Në një letër të përbashkët tre paciente iraniane të opozitës, më  18 janar 2014, njoftojnë edhe Gyorgy Busztin, përfaqësues i OKB-së. – “Për t’iu informuar, dy prej nesh, që do të thotë Khalil Pourshafai dhe Farideh Vanaee, janë duke vuajtur nga kanceri, dhe duhet të shkojnë në spital, që të trajtohen nga mjeku specialist.” Farideh Vanaee u transferua përfundimisht në Shqipëri më 18 mars 2014 për të marrë trajtim mjekësor dhe u shtrua me urgjencë në një spital të Tiranës.  Megjithatë, për shkak të vonesës në mjekimin e sëmundjes, kreu disa operacione por pas të fundit, që zgjati 7 orë, ajo vdiq dy ditë më parë në Tiranë, për shkak të një ataku kardiak. 

A. Muraçi

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit