Home POLITIKE Idrizi propoz...

Idrizi propozon Shpëtim Idrizin

67
0

Kur kanë ngelur vetëm pak orë nga seanca e Kuvendit Kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe sekretari i Pergjithshem Engjell Agasi, dhe deputeti Fatmir Xhafaj ndodhen në një takim në vilen qeveritare me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili.

Burime të Ora News bëjnë të ditur se PDIU ka dërguar emrin e Shpëtim Idrizit për anëtar në Komisionin ad hock të vettingut. Në vend që të propozonte Mesila Dodën kryetari i PDIU ka propozuar veten.

Ndërkohë mbledhja e grupit parlamentar në selinë e PS-së mesditën e sotme, nuk solli ndonjë produkt në këtë drejtim. Partia Socialiste nuk ka vendosur ende për emrat që do të propozojë për Komisionet e vettingut.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut. Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare. Parlamenti mblidhet në orën 18: 00 për të votuar dy projektvendime.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit