Home POLITIKE PDIU mblidhet...

PDIU mblidhet në Elbasan, Idrizi: Të jepen garanci se drejtësia s’do manipulohet më

85
0

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ShpëtimIdrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Elbasan. Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti i PDIU-së përqarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së nëElbasan, Servo Mehmeti, kryetarja e Forumit të Gruastë PDIU-së në Elbasan, Alketa Ipeku si dhe ishKryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana.

Në takimin me strukturat z.Idrizi u bëri një ftesëforcave politike që të ulen në një tryezë, në mënyrë qëtë nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

“Ne mbështesim pa kushte reformën në drejtësi, mbështesim integrimin e vendit dhe nevojën jetike përnjë pakt kombëtar. Gjithë forcat politike të mblidhendhe të institucionalizojnë tryezën e partive që merrvendime dhe të shprehen për të sotmen dhe të ardhmene vendit. Të shprehen edhe personalisht, kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi, cilido që e ndjen se ështëpeng i krimit, i korrupsionit, diktatit që inspiron vetëmlirinë e tij dhe të tjerëve, cilido që e do të mirën e këtijvendi. Ftesa ime shkon në atë që ne kemi kërkuar siforcë politike, nevojën për një pakt kombëtar me vetëmdy pika: Reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit. Një pakt që askush nga forcat që kalojnë në pushtet apoopozitë, të mos munden ta zënë më peng, sepse jemi tëlodhur nga shkopinjtë nën rrota që i vihen integrimit tëvendit, në bulevarde që zihen ç’do katër vjet, nga rrugëkombëtare që bllokohen dhe nga goma që digjen. Kërkojmë një rrugë për të zgjidhur nyjen gordiane kuështë futur vendi, e kjo rrugë duhet të gjendet patjetërpër të mirën e vendit”, – tha kryetari i PDIU-së.

Ndër të tjera ai u shpreh se politika herë e sulmondrejtësinë, herë thotë se është i pavarur.

“Sistemi i drejtësisë, ai që duhet të ishte sistemiimunitar i shoqërisë sonë, lëngon ditën për diell, e sipasrastit politika herë e sulmon dhe herë i thotë të jetë ipavarur, në varësi të situatës apo pushtetit politik. E vërteta është një dhe vetëm një, ne kemi dështuar tëngremë një sistem demokratik, efikas e të drejtë përqytetarët tanë. Sot shqiptarët janë më të demoralizuaritse kurrë, kjo dhe vetëm kjo është arsyeja e ikjes së tyre, braktisjes së atdheut, sepse nuk kanë më shpresë dhe nëkëtë mungesë shprese, të gjithë jemi palë, dikush siagressor, dikush si kontributor e dikush si oportunistme heshtjen e vet. Në të vërtetë këtë peshë e ka marrëpërsipër PDIU që lufton për çështjen kombëtare, përndarjen nga e kaluara dhe respektimin e familjes, e që e ka tejkaluar ç’do ndasi partiake në bashkëpunimin e saj”, – tha kryetari i PDIU-së.

Sipas z.Idrizi duhet të jepen garancitë që sistemi idrejtësisë nuk do të manipulohet më.

“PDIU i jep të gjithë votat e saj për reformën nëdrejtësi. Garancitë që kërkohen për mosmanipulimin e sistemit do të duhet të afrohen ndaj më të dobëve dhesë bashku të bëjmë të mundur përmisimin e kësajsituate. Do të duhet ta bëjmë që ti zbardhim faqenvetes, këtij parlamenti që ka ofruar një panoramë kaq tëkeqe për qytetarët, e mbi të gjitha për veten tonë. Nukdo lodhem kurrë së pësërituri, kemi veç një Atdhe dhenuk mundet njërin ta djegim, tjetrit ti vëmë flakën, tejtrin ta kapim peng, e një tjetër akoma ta lëmë tëzhvillohet”, – përmendi kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu z.Idrizi theksoi se sot ndërkombëtarët vrasinmendjen se ç’farë duhet të bëjnë në këtë vend, përshkak se përsëri reforma në drejtësi është bllokuar.

“Sot ndërkombëtarët vrasin mendjen se çfarë duhet tëbëjnë në këtë vend në zemër të Europës, pro perëndimitsi askush në rajon, i dashuruar shpirtërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që na konsiderojnë organikishtsi një vend i dashur e mbrojtës në arenënndërkombëtare, por që ka një klasë politike për turp, saherë duhet të bëjnë diçka të mirë për vendin. Kemi njëpolitikë që pjell kriza sa herë që dikujt i teket tëpersonalizojë politikën, kemi pushtete që sa vijnë e bëhen më arrogante. Kemi një fuqi kriminale që rritetnë progresion gjeometrik, e para së cilës shteti shpeshndjehet i mundur dhe i shpartalluar”,- tha ShpëtimIdrizi gjatë takimit me strukturat në Elbasan.

Po kështu kryetari i PDIU-së kërkoi që Shqipëria dheKosova të bashkëpunojnë më shumë në ekonomi. Z.Idrizi u shpreh se duhet të bëhet më shumë edhe përshqiptarët që janë jashtë kufijëve, “prandaj është e nevojshme”, tha ai, “që të krijohet Ministria e Diasporës”.

(e.f/BalkanWeb)

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit