Home Uncategorized Pasuritë e de...

Pasuritë e deputetit Mark Frroku sipas ILDKP

22
0

 

Gjatë verifikimeve të kryera nga ILDKP, janë konstatuar dhjetëra pasuri të Mark Frrokut, pasuri këto që tashmë janë vënë në skanerin e hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme. Gazeta “Shqiptarja.com” ka arritur të mësojë disa prej pasurive të deputetit Frroku, i cili rezulton të jetë 50 për qind aksioner në kompaninë “A.M-L Grup”.

Deputeti Frroku, rezulton me 100 për qind të aksioneve në kompaninë “Leonard & Junior”, ndërkohë që sërisht ka 100 për qind të aksioneve edhe në një “Bar-Restorant-Hotel” që ndodhet në rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave. Nga verifikimet ka rezultuan se deputeti Frroku ka qënë aksioner dhe tek kompania e basteve “Xhoi Lloto”, por mësohet se kapitalet e tij i ka shitur në muajin tetor të 2014 tek një shtetas Izraelit.

Më tej pasuria e Frrokut shtrihet dhe në automjete, ku vetëm një mjet tip BMW kap shifrën prej 100 mijë euro, ndërkohë që disponon dhe mjete të tjerë me vlerë prej 20 apo 10 mijë euro.Në kallëzim janë evidentuar dhe pasuri të tjera, si apartamente në Tiranë si dhe tre sipërfaqe toke të mbjella me vreshta, të cilat ndodhen në fshatrat e Tiranës.

 

Në tetor të 2014 Frroku, shiti Xhoi Lloton me 1.3 milion euro tek izraeliti

Në tetor të vitit 2014 deputeti Mark Frroku ka vendosur të largohet përfundimisht nga kompania e basteve “Xhoi Lloto” që ai krijoi dhe t’ia shesë aksionet e tij një shtetasi Izraelit të quajtur Amiran Dzanashvili më banim në Bukuresht të Rumanisë. Shitja e aksioneve mësohet se është bërë me një vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro, dhe se momentalisht shtetasi Izraelit është administrator kryesor i kompanisë “Xhoi Lloto” me 80 për qind të aksioneve.

Ky transaksion pritet të bëhet objekt hetimi nga ana e prokurorisë së përgjithshme e cila do kërkojë një sërë dokumentash nga bankat, noterët si dhe do marrë në pyetje protagonistët e këtij transaksioni. Tashmë hetimi është në hapat fillestare dhe se prittet që në ditët në vijim prokuroria të dalë me një version më të qartë rreth origjinës së pasurisë së deputetit Mark Frroku.(gazeta shiptare,com)  

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit