Home Uncategorized Pasaportat më...

Pasaportat më të fuqishme të botës, “më mikpritëse” për udhëtimin pa viza

111
0

Pasaporta e një shteti është si një kartë e cila tregon fuqinë e saj. Ajo është tregues se në sa shtete të botës, mund të udhëtojë një person pa vizë. Por kush është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2016 por që mban edhe fronin edhe përgjatë 2017?

Tabloiti britanik “The Independent”, raporton se as më pak e as më shumë, forcën për pasaportën më të fuqishme e ka ajo gjermane. Po, po, pasaporta gjermane mbetet ende më e fuqishmja në të gjithë globin, ndërkohë që ekuivalenti i saj britanik është në rritje, në bazë të një raporti vjetor i publikuar së fundmi, i cili renditet shtetet që ofrojnë udhëtimin pa viza.

“Mbajtësit e pasaportave gjermane mund të gëzojnë udhëtimin pa viza në 176 kombe në të gjithë globin. Me përjashtim të Japonisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Një pasaportë britanike tani mund të udhëtojë në 173 vende pa vizë: kjo është e njëjtë si Singapori, dhe më pak se Italia ose Spanja”, shkruan “The Independent”, citon “Koha Jonë”.

Në të kundërt, Afganistani është në fund të listës sipas një studimi të hartuar nga firma e ligjit Henley & Partners. Qytetarët e kombit të shkatërruar nga lufta mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 24 vende.

Siria dhe Somalia ende shfaqet në listën që po rishikohet mundësia e urdhërit “ndalim të myslimanëve” nga Presidenti Donald Trump drejt SHBA-ve, ndërkohë që Iraku u hoq nga lista duke qenë se ata janë aleatë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Isis.

10 vendet me më pak liri të të udhëtimit janë të gjitha me shumicë myslimane. Ato përfshijnë Libinë dhe Jemenin, qytetarët e të cilit janë të ndaluar të udhëtojnë nga Presidenti Trump.

Në një listë të veçantë të kombeve të botës “më mikpritës” për udhëtarët pa viza, të publikuar në janar të këtij viti, Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e 51-të.

Përshtati: Redjon Shtylla

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit