Home POLITIKE Panariti prez...

Panariti prezanton programin ekonomik të LSI-së: Në qendër të vëmendjes kemi qytetarin, dhe jo interesat personale

5
0

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Korçë, zhvilloi takime me banorë, simpatizantë dhe biseda shtëpi më shtëpi, familje për familje, në Lagjen 1 të Pogradecit, si dhe në fshtatrat Vërdovë, Rëmenj, Gështenjas e Starovë, të Njësisë Administrative Buçimas.

Panariti shoqërohej nga Kryetari i LSI-së, Pogradec, njëherësh dhe kandidat për deputet, Genti Çala dhe Kryetari i LSI-së për njësinë administrative Buçimas, Roshi Tollozhina.

Gjate takimeve të tij, Panariti shpalosi programin e LSI-së, si dhe u tha banorëve të fshatrave të Buçimasit, se bujqësia konsiderohet si motori i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“LSI ka një program të qartë për bujqësinë, për të ndihmuar çdo familje fermere, çdo fermer e blegtor. Bujqësia mund të zhvillohet vetëm sipas programit të LSI-së: me heqje taksash dhe të TVSH-së për 4 vitet e ardhshme; përjashtimin nga detyrimet fiskale të fermerëve, heqjen e tvsh për imputet bujqësore dhe makineritë, ndërsa është i domosdoshëm dhe i përfshirë në programin tonë; 5-fishimi i fondeve për bujqësinë”, tha Panariti.

Sipas tij, LSI-ja ka si synim të saj, të detajuar edhe në programin e saj, edhe arsimimin e mirë, një sistem të forte dhe të mirë-orientuar.

“Edhe në fshat, edhe kudo, arsimimi është e ardhmja e një vendi. Ndaj LSI-ja ka një program të mirëstudiuar arsimi. Ndërkohë, edhe të rinjtë duhet të orientohen drejt një arsimimi që i bën ata profesionistë dhe që janë të gatshëm për tregun e punës, që janë të profilizuar në degët ku kërkohen specialistë”, tha Panariti.

Ndërkohë, ai u ndal edhe tek çështja e pensioneve, të cilat sipas programit të LSI-së, do të rriten, ndërsa pensionistët do të trajtohen ndryshe nga sot, duke pasur dhe shërbime e përfitime tjera, veç rritjes së pensionit.

Ndërsa në Lagjen 1 të Pogradecit, gjatë takimit me banorë të zonës, Panariti kërkoi mbështetjen dhe votën për LSI-në me 25 qershor, për të pasur, siç tha ai, një qeveri të denjtë për qytetarët, një qeverisje për qytetarët, për të rinjtë dhe që t’ju ndryshojnë fytyrën, Pogradecit, por edhe gjithë qyteteve të tjera.

“LSI-ja është një parti, e cila nuk bën demagogji, por është derë e hapur, një mundësi dhe një shans për gjithë shqiptarët. LSI-ja ka në qendër të vëmendjes qytetarin, banorët e këtij vendi dhe jo interesa karrigesh e benefitesh personale”, theksoi Panariti, sipas të cilit, shtimi i vendeve të punës dhe mos-taksimi i pagave deri në 35 mijë lek, janë nga pikat kryesore të programit të LSI-së, pa harruar edhe uljen e taksave për biznesin e vogël.

Ndërkohë, Genti Çala dhe Roshi Tollozhina, gjatë të gjitha takimeve, iu bënë thirrje të pranishmeve, që të mbështesin LSI-në, të bëjnë dallimin se si është shërbimi në institucionet që drejtohen nga LSI-ja, dhe ta mbështesin këtë forcë politike me 25 qershor.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit