Home Aktualitet Pa çati dhe n...

Pa çati dhe nën gërmadha, situata tek dy familje në Ndroq të prekura nga tërmeti

67
0

Emisioni investigativ “BOOM” solli ditën e sotme situatën pas tërmetit të dy familjeve në Ndroq ku janë shkatërruar me dhjetra shtëpi.

Kjo situatë vjen si pasojë e indiferencës së Bashkive, kur goditi tërmeti i shtatorit, nuk u bënë verifikime në të gjithë zonat e prekura.

Ndërkohë që lëkundjet e fundit i dhanë këtyre banesave goditjen finale. Ekipi i “BOOM” shkoi në shtëpinë e çiftit të moshuar Dashamir dhe Sanie Mancaku.

Gjendja e banesës së tyre është tepër shqetësuese ndërsa ata pohojnë se gjatë natës flenë në çadër.

Gjendja e familjes Mancaku pas tërmetit.

Gazetarja: Ku po jeton tani?

Sanie Mancaku: Në çadër.

Gazetarja: Është ftohtë në çadër?

Sanie Mancaku: Ftohtë është. Prandaj më ka ikur zëri mua.

Gazetarja: Sa ditë ke që je në çadër?

Sanie Mancaku: Që kur janë shembur. Jetoj me burrin. Kam frikë të jetoj brenda.

Gazetarja: Fëmijë keni?

Sanie Mancaku: Jo.

Gazetarja: Si quheni?

Dashamir Mancaku: Dashamir. Në këtë shtëpi nuk rrihet më, s’kemi se çfarë të bëjmë.

Gazetarja: E dini që është e rrezikshme të rrini në shtëpi tani.

Dashamir Mancaku: E di po që dal shpejt unë. Nuk rri shumë. Tërmeti i parë e dëmtoi ndërsa i dyti e shembi. Nuk ka bërë gjë Njësia Administrative.

E vetmja ndihmë që çifti i moshuar ka marrë është një çadër, as dyshek e as krevat. Ata kanë shtruar një mbulesë në tokë ku dhe flenë.

Sanie Mancaku është e paralizuar ndaj dhe këto kushte janë jashtë normales për të qëndruar.

Gjendja e familjes Çurri pas tërmetit.

Pas situatës katastrofike që paraqitej në familjen Mancaku, “BOOM” vizitoi dhe familjen Çurri përsëri në Ndroq.

Shtëpia e tyre ka pësuar çarje të frikshme dhë rënie të tavanit ndërkohë që e vetmja ndihmë që kanë marrë deri tani është një çadër të cilën e kanë vendosur në cep të shtëpisë.

Znj. Çurri: Momentin kur ra tërmeti isha në gjumë këtu. Dola jashtë se ikën dhe dritat në atë moment.

Gazetarja: Ku jeton tani?

Znj. Çurri: Ja aty…

Gazetarja: Keni shkuar tek Njësia Administrative?

Znj. Çurri: Janë të pabanueshme na kanë thënë. Nuk kemi se ku të shkojmë.

Gazetarja: Nuk keni frikë që rrini aty, muret janë hapur nga të gjitha anët.

Nazmi Çurri: Zoti herën e pa dhe na ruajti, edhe herën e dytë që u shembën na ruajti. Ne jemi dy pleq dhe rrimë deri në orën 12, 1 zgjuar pastaj flemë të gjithë me rradhë. Nëqoftëse ka mundësi edhe shteti të na ndihmojë të na bëjë shtëpiat.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit