Home POLITIKE Opozita merr ...

Opozita merr një tjetër vendim, ja ç’pritet të ndodhë në çdo qytet të Shqipërisë

60
0

Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me ambasadorin e SHBA në vendin tonë Donald Lu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu, aleatët e tij.

Në takimin e nisur rreth orës 15:00 marrim pjesë Duka, Shehi, Mediu, Madhi dhe Spahiu.

Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit