Home Aktualitet Nxjerrja e gu...

Nxjerrja e gurit, Klosi nga Berati: Në atë zonë nuk do të punohet më

63
0

Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ bllokohen edhe sot nga policia në fshatin Novaj. Forca të shumta policie bllokojnë mjetet e punës,pronarët ja konfliktuar verbalisht me policinë.  Policia e Beratit,edhe pse është njohur tashmë zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative, pengoi edhe sot me forcë pronarët e guroreve që të nisnin punën në zonën e Novajt në rrethin e Skraparit.Të gjithë kamionët dhe mjetet e firmave të nxjerrjes së gurit janë bllokuar në aksin Novaj-Tomorr, ku pas bllokimit nuk ka munguar as konflikti verbal mes pronarëve dhe policisë.

Një javë më parë policia deklaroi nëpërmjet juristit të saj se,firmat do të lejohen të punojnë në zonën e Novaj, menjëherë pasi ky institucion të njihej zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative. Edhe pse vendimi ka dy ditë është dorëzuar edhe nga përfaqësuesi ligjor i shoqatës së firmave të gurit në polici,kjo e fundit nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me situatën e krijuar sot në fshatin Novaj,ku janë dërguar jo vetëm forca të shumta policie nga DPV Berat, por edhe nga efektivët e “shqiponja”.

Nga Berati, ministri Klosi ka deklaruar në lidhje me këtë çështje se,askush nga firmat nuk do të lejohet të punojë më në atë zonë, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk e njeh absolutisht vendimin e Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e malit të Tomorrit “Park Kombëtar”. Klosi tha se,ajo zonë në malin e Tomorrit nuk do të shfrytëzohet më nga askush dhe se firmave do tu jepet një zonë tjetër ku të mund të punojnë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit