Home Uncategorized Nuk paguan ga...

Nuk paguan garancitë financiare të mjedisit, MEI revokon 30 leje në industrinë minerare

24
0

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është konstatuar se këto subjekte kanë mospërmbushje të detyrimeve ligjore, kryesisht për mospagesë të garancive financiare të mjedisit.

Paralelisht me kontrollin ndaj zbatimit të detyrimeve ligjore, Ministria e Energjisë dhe Industrisë vazhdon mbështetjen dhe nxitjen e investimeve dhe bizneseve prodhuese në fushën e energjisë dhe të industrisë.

Deri në muajin shtator 2014 janë miratuar prej Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, dhe përcjellë për dhënie leje zhvillimore komplekse një sërë objektesh të natyrës energjetike e industriale.

Konkretisht, gjatë këtyre muajve është miratuar Leja Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike 110 kV, Ersekë-Përmet, pjesë e ndërtimit të Unazës së Jugut dhe Leja Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e pjesës së mbetur të projektit Unaza e Jugut 110 kV.

MEI ka miratuar gjithashtu Lejen Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaik nga shoqëria ujësjellës kanalizime Korçë Sh.a, me fuqi të instaluar 1MW.

Janë shqyrtuar një sërë projektesh të tjera të cilat janë miratuar tashmë në Komisionin e shqyrtimit të kërkesave për leje të natyrës ndërtimore, dhe janë në fazë të përcjelljes për shqyrtim në AKPT. Këtu përfshihet ndërtimi i parkut Eolik në Synej-Kavajë, ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Ferrokromit në Elbasan, ndërtimi i pasurimit të ferrokromit në Ternovë-Bulqizë dhe ndërtimi i impiantit të pasurimit të Rërave Bituminoze në Patos-Marinës.

Gjithashtu, në zbatim të Kontratave Koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, për vitin 2014 janë shqyrtuar gjashtë procedura për dhënie leje zhvillimore për ndërtimin e HEC-eve të cilat janë dërguar për miratim në AKPT. /gj.k/

Lista e lejeve minerare për të cilat ka nisur procedura e revokimit 

1. Subjekti “Mu-Leu”
Leja minerare Nr. 890
2. Subjekti “Tirana Inert & Konstrusion”
Leja minerare Nr. 1128
3. Subjekti “Mineral-Invest”
Leja minerare Nr. 1104
4. Subjekti “Bledi”
Leja minerare Nr. 1205
5. Subjekti “AG Cahani”
Leja minerare Nr. 290
6. Subjekti “Roirmar”
Leja minerare Nr. 580/1
7. Subjekti “Ismaili”
Leja minerare Nr. 587/1
8. Subjekti “Mineral Invest”
Leja minerare Nr. 1113
9. Subjekti “Ylberi”
Leja minerare Nr. 249
10. Subjekti “Prendi 02”
Leja minerare Nr. 1028
11. Subjekti “Prodhime Karbonike”
Leja minerare Nr. 896
12. Subjekti “Neza”
Leja minerare Nr. 291
13. Subjekti “Margariti”
Leja minerare Nr. 1627
14. Subjekti “Madridi-I”
Leja minerare Nr. 1648
15. Subjekti “Kanina 1”
Leja minerare Nr.1144
16. Subjekti “Imperial Construcsion Plus”
Leja minerare Nr. 1654
17. Subjekti “Ardmir”
Leja minerare Nr. 1647
18. Subjekti “Co.Be.In”
Leja minerare Nr. 1066
19. Subjekti “Zotaj-Z”
Leja minerare Nr. 1035
20. Subjekti “Aj-Fd”
Leja minerare Nr. 1184
21. Subjekti “Emiliano”
Leja minerare Nr. 1031
22. Subjekti “Euro Inert Biba”
Leja minerare Nr. 1637
23. Subjekti “Zhopi”
Leja minerare Nr. 1036
24. Subjekti “Xhindi”
Leja minerare Nr. 1054
25. Subjekti “Union Idea”
Leja minerare Nr. 1162
26. Subjekti “Simaku”
Leja minerare Nr. 866
27. Subjekti “General Cement Albania”
Leja minerare Nr. 1221
28. Subjekti “General Cement Albania”
Leja minerare Nr. 1220
29. Subjekti “Tirana konstruksion”
Leja minerare Nr. 1560
30. Subjekti “Malvini”

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit