Home Uncategorized Njihuni me dj...

Njihuni me djaloshin që ka bisht në pjesën e prapme të shpinës

6
0

Dulh Sing është një 8-vjecar nga India që ka lindur me disa qime në pjesën e prapme të shpinës, të cilat me zhvillimin e tij morën formën e një bishti.

Besimtarët e zonës besojnë se kjo është një simbol i perëndisë Hanuman. Familjarët e tij nuk ia kanë prerë pasi mendonin se mund të sillte dicka të keqe në jetën e tij.

“Një herë nëna e tij vendosi ta priste, por vdiq para se ta bënte këtë,” – tha daja i tij.

Njerëzit shkojnë te vogëlushi për ti kërkuar bekimin pasi mendojnë se ai mund të bëjë mrekulli.

“Unë nuk ndihem keq se kam një bisht. Nëse ma ka dhënë zoti, le të jetë aty. Njerëzit më respektojnë mua sepse kam një bisht,” – tha Dulh duke shtuar se shumë fëmijë në fshat e tallin për këtë gjë.

Vogëlushi e kalon shumicën e kohës duke u ngjitur nëpër pemë dhe duke kërcyer nga degët, prandaj të gjithë mendojnë se është një arsye më tepër pse mendojnë se i ngjan perëndisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit