Home POLITIKE “Një or...

“Një orë bisedë me presidentin Macron”, Berisha ka disa pyetje për Ramën

745
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, lidhur me bisedën që ky i fundit zhvilloi me Presidentin e Francës, Macron. Ndërsa citon deklaratën e kryesocialistit në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Berisha shkruan se nuk do të komentojë lidhur me të por ka disa pyetje, të cilat i konsideron me rëndësi për publikun.

Postimi i plotë i Berishës

“Dy pyetje për Edvin Mafinë lidhur me bisedën e tij me presidentin Makron.
1-Pse presidenti anuloi vizitën në Shqipëri të njoftuar me pompë të madhe nga vetë Rama ne tetor të vitit të kaluar?
2-Pse nuk të priti në Beograd siç kërkove ti mikut tënd të ngushtë Vuçiç?
3-Pse anuloi vizitën dhe nuk erdhi në Shqipëri siç ishte njoftuar ministri i jashtëm i Francës?
4-A i kerkove të falur presidentit Makron për atë që u the deputetëve austriakë në prani të deputetit socilalist F.Von V. se ai është një idiot?
5-A u skuqe kur fole me të duke qenë kryetar i narkoshtetit të parë në Europë dhe i rikthimit te monizmit pas 30 vjetesh pluralizëm?
6-Si u justifikove për mos plotësimin e asnjërit prej kushteve të vendosura nga keshilli i ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqiperinë?
7-A kërkove qe Franca qe ka bllokuar vizat Kosovës për shkak të Shqiperisë t’i zhbllokoje ato?”

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit