Home POLITIKE Nipi i Balili...

Nipi i Balilit: Manjani ishte i vetmi që vinte në kompleks

55
0

Nipi i Klement Balilit i është përgjigjur ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për deklaratën e tij se ministrat e kabinetit Rama kanë shkuar me dashnoret në “Santa Quaranta, në Sarandë.

Në një prononcim për “News 24”, Rigels Balili ka rrëzuar pretendimet e ish-ministrit Manjani, duke thënë se ky i fundit ishte i vetmi ministër që vinte në kompleksin e familjes së tij.

Më tej, ai shton se kanë të gjitha filmimet e para dy muajve, pasi dy muajt e fundit serveri është me defekt dhe nuk punon.

“Nuk kam parë asnjë ministër apo deputet me femra në kompleks. Ministri Ahmetaj erdhi vetëm kur u inaugurua kompleksi. Manjani, i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani vinte në kompleks me familjen e tij. Gjithë verën e kaloi te Santa Quaranta. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve. Prej dy muajsh, serveri është me defekt nuk punon. E njoh Manjanin personalisht, ia njoh dhe familjen”, thotë nipi i Kelmend Balilit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit