Home ShowBiz Newton-John n...

Newton-John nxjerr në ankand xhaketën e famshme

32
0

Olivia Newton-John shpreson të mbledhë para’ për spitalin e saj të pacientëve me kancer duke nxjerrë në ankand qindra sende nga karriera e saj e gjatë përfshirë veshjen e famshme të lëkurës së zezë që veshi në filmin “Grease”.

Xhaketa u vlerësua në 200 000 dollarë nga shtëpia e ankandit që bëri shitjen në Beverli Hills, Kaliforni.

Këngëtarja dhe aktorja 71-vjeçare deklaroi se do të dhurojë një pjesë të madhe të këtyre të ardhurave për spitalin që themeloi në Melburn, Australi.

Newton-John u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 1992 dhe vitin e kaluar sëmundja iu rikthye në formën e një tumori në pjesën e poshtme të shpinës.

Në ankand, përveç kostumit të lëkurës do të ketë rreth 500 sende të tjera personale.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit