Home POLITIKE Ndryshimi në ...

Ndryshimi në qeveri/ Basha: Shkarkimi i shërbëtorëve të Ramës nuk e zbut protestën tonë

46
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga çadra e protestës tha se shkarkimi i ministrave nga ana e Ramës nuk do ta ndalë protestën deri në zgjedhjen e një qeverie teknike që do të sigurojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Ta heqin nga mendja ata që thonë se Rama i shiti të shkarkuarit te Basha, që ky i fundit të ndalet. Nuk ndalet populi. Republika e Re për të cilën jemi mbledhur është integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë. Kjo do jetë e tillë kur të ketë demokraci të vërtetë, pra kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme,” tha Basha.

Kreu i PD-së tha se opozita është koshiente që 4 të shkarkuarit janë shërbëtorë të atij që solli krimin në vend.

“Rilindja nuk është gjë tjetër veçse maska e krimit e një formacioni politik. Pasojat ndihen kudo. Me institucionet shqiptare, në bankat e parlamentit që duhet të përfaqësojë interesat e shqiptarëve. Por janë ulur njerëzit që përfaqësojnë llumin e shoqërisë, të dënuar për drogë, vrasje e prostitucion. Njerëz që nuk i lidh asgjë, as me politikën as me Partinë Socialiste.

Ata njerëz janë kryetarë bashkish se i solli Rama për pushtetin e tij. Procesi politik është asgjesuar. Por ne do të bëjmë qëndresë dei në krijimin e qeverisë teknike. Tahiri shërbeu për kriminalizimin e vendit. Beqja mbushi xhepat e oligarkëve me lekët e shëndetësisë. Ne e dimë se 4 të shkarkuarit janë shërbëtorë të atij që solli krimin në vend. Largimi i çirakëve jo vetëm që shtensionon por na çon deri në fund të asaj që kemi nisur. Ta heqin nga mendja ata që thonë se Rama i shiti të shkarkuarit te Basha, që ky i fundit të ndalet. Nuk ndalet populi. Republika e Re për të cilën jemi mbledhur është integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë. Kjo do jetë e tillë kur të ketë demokraci të vërtetë, pra kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme,” tha kreu i PD.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit