Home Bota “Ndrysh...

“Ndryshimi i mundshëm”: NATO merr një hap drejt shkrirjes së marrëdhënieve me Moskën

34
0

Kontakti i parë i nivelit të lartë ushtarak i zhvilluar pak ditë më parë mes zyrtarëve të lartë të mbrojtjes të Rusisë dhe NATO-s që pas ngrirjese se marrëdhënieve  bilaterale në prill te  2014 tregon se Aleanca e Atlantikut të Veriut duket se ka dëgjuar thirrjen e  bërë nga  Moska ,-thote analisti politik Dmitry Danilov

“NATO nuk ka thënë se bashkëpunimi bilateral është shkrire , por blloku ka bërë një hap në drejtimin e duhur. Unë do të theksoj se kjo nuk është iniciativë e NATO-s. Kjo është diçka që Rusia dhe diplomatët rusë kanë bërë thirrje gjatë për kete. Ky hap tregon se ndryshimet pozitive janë të mundshme “, tha eksperti.

NATO kishte nderprerë marrëdhëniet e saj me Rusinë pas grushtit të shtetit  në Ukrainë e cila çoi në një luftë civile dhe bashkimit demokratik te Krimesë me Rusinë. Blloku ka fajësuar Moskën për atë që ka ndodhur në vendin fqinj. Ndërsa Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur pretendime të tilla si të pabaza, duke bërë çdo përpjekje për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Takimi i 3 Marsit,mes General Petr Pavel, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, dhe gjeneralit Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura ruse, u përqëndrua në çështjet e sigurisë, restaurimin e mundshëm të bashkëpunimit ushtarak, masat që synojnë parandalimin e incidentit, pjesëmarrjen dhe e përfaqësuesve të NATO-s në aktivitetet ndërkombëtare të mbajtura nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

Kjo bisede perben   kontaktin e parë të nivelit të lartë ushtarak midis zyrtarëve ushtarake ruse dhe të NATO-s që në prill të vitit 2014

Danilov, kreu i Qendrës për Çështje të Sigurisë në Akademinë ruse të Shkencave,e shikon  bisedën e fundit në mes të Gerasimov dhe Pavel si “supershkrirje” në marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s. Megjithatë, ky hap tregon për faktin se të dyja palët duhet të hapin kanale shtesë të ndërveprimit në çështjet me interes të përbashkët, duke filluar me masat që synojnë uljen e rreziqeve.

“Këto çështje mund të diskutohen në nivel politik vetëm me zyrtarë ushtarakë të pranishëm dhe ata nuk ishin në gjendje për të marrë pjesë [në këto diskutime]. Ky kanal duket se është zhbllokuar tani. Kjo mbi të gjitha është duke treguar synimin për momentin, por kjo është edhe e rëndësishme. Samiti i ardhshëm G7 do të mbahet në muajin maj, me administratën e re amerikane që marrin pjesë në këtë ngjarje. është e paqartë se si gjërat do të marrin kahje , “tha analisti. “Një gjë është e qartë: edhe iniciativa të përbashkëta në lidhje me uljen e rreziqeve të kërkojë bashkëpunimin midis Rusisë dhe NATO-s .Nëse është kështu, atëherë bashkëpunimi bilateral duhet të jenë të pangrira..”

Marrë nga Sputniknews /Përshtati Marjana Doda

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit