Home ShowBiz Ndoka: Kur is...

Ndoka: Kur isha Ministër djemtë e mi rrinin kot, tani punojnë kamarier

51
0

“Kam katër fëmijë të mrekullueshëm, një vajzë dhe tre djem. Stela, Elvisi, Aldo dhe Mario, katër fëmijë që i japin jetë, motiv e shpresë familjes sonë që të trashëgojë akoma më tej emrin e mirë të fisit dhe të të parëve tanë. Vajza, Stela, është martuar dhe ka një vajzë, Heisin, pra jam bërë edhe gjysh. Unë jam i lidhur me fëmijët, i dua aq sa duhen fëmijët, por tani i kam më tepër si shokë. Ata kanë punuar që të vegjël, që në shkollë të mesme kanë mësuar dhe punuar”,- është shprehur Ndoka gjatë një interviste të para 4 viteve.

Kreu i Partisë Demokristiane, rrëfen se gjatë kohës së ka qenë ministër, djali i madh ka punuar si kamerier te një lokal i një miku të tij.

“Askush nuk e besonte se djali i ministrit punonte kamerier. Sot punojnë të tre djemtë bashkë, nga mëngjesi deri në darkë, duke zëvendësuar njëri-tjetrin. Djali i madh e ka mbaruar shkollën, dy të tjerët e vazhdojnë akoma, por edhe punojnë”,-shprehej Nard Ndoka, 4 vite më parë në një intervistë.

Por situata ka ndryuar dhe këtë gjë e theksoi dje në mbrëmje, ku Ndoka i ftuar në emisionin “Top Show”, iu rikthye rrëfimit për familjen e tij dhe ka folur për fëmijët dhe djemtë e tij në veçanti.

Ndoka është shprehur se në kohën kur ka qenë ministër, djemtë i bënin jetë parazitare, por tashmë ata kanë zgjedhur të lënë shkollën dhe të largohen nga Shqipëria për të punuar në Maltë. Madje ai shtoi se njëri prej djemve i punon kamerier dhe tjetri banakier në vendin ishullor pranë Italisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit