Home POLITIKE Ndoka flet pa...

Ndoka flet pa dorashka: OSBE-ODHIR shkaktarët kryesorë për krizën politike në Shqipëri

35
0

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka priti në një takim në selinë e PDK-së delegacionin e misionit të ODHIR-it në Tiranë.

Gjatë takimit tema kryesore e bisedës ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Demokristiani Ndoka theksoi se një nga shkaktarët për situatën e krizës politike në Shqipëri dhe mos realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është vetë misioni i OSBE-së në vendin tonë.

Sipas tij misioni OSBE-ODIHR u përdor nga kryeministri, si alibi për ‘mungesën e kohës’ së mjaftueshme për implementimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

Ndoka theksoi se deklarata e ambasadorit te OSBE në media për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve dhe përdorimi i lekëve të drogës dhe përgënjeshtrimi i këtij fakti nga vetë ambasadori, papërgjegjshmëri dhe trysni diplomatike!

Më tej Ndoka shtoi se OSBE-ODIHR, duhet t? shprehën qartë, në lidhje me kërkesën e opozitës, në lidhje me standardet dhe konsensusin e munguar për zgjedhjet, në të kundërt roli dhe misioni i tyre është i dështuar dhe provakativ.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit