Home Sporti Napoli s’i je...

Napoli s’i jep hapësira, Hysaj nis bisedimet me ekipin e Romës

71
0

Roma e Napoli u përballën në fushën e “Olimpicos” pasditen e djeshme dhe sfida përfundoi me fitoren e verdhekuqve 2-1, por pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve.

 

Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë, ku i fundit ishte Zappacosta.

Hysaj nuk po gjen hapësira në formacionin e Napolit, teksa u la jashtë listës së të grumbulluarve edhe ditën e djeshme, ndaj duke qenë se edhe kontrata shkon drejt fundit, drejtuesit e Romës po tentojnë ta marrin për shifrën e 8 milionë eurove.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit