Home Sporti Nadal humbet ...

Nadal humbet finalen e Acapulcos

18
0

Rafael Nadal ngec sërish në finale. Pas disfatës ndaj Roger Federer në aktin e fundit të Australian Open, grand-slam-it të parë të vitit, tenisti spanjolli humbi një tjetër finale, madje këtë herë disfata ishte akoma më rëndë. Nadal u mposht në 2 sete pas një ndeshjeje shumë të luftuar në finalen e turneut 500 pikësh të Acapulcos nga amerikani Sam Querrey.

Ishte një humbje e papritur për numërin 6-t të Botës, me 30-vjecarin nga Majorka që pas eliminimit të Djokovic ishte favoriti kryesor për të triumfuar në Mexican Open, por në mënyrë çuditshme Nadal u thye  në finale nga tenisti që mban vendin e 40-të në klasifikimin e Atp. Për të fituar turneun e 9-t në karrierë dhe për tu bërë amerikani i parë që triumfon në Meksikë, Querrey zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfektes duke i mos i dhënë asnjë mundësi, Rafës për të fituar për herë të tretë në karrierë këtë turne. Querrey realizoi plot 19 ace në këtë ndeshje me shërbimin që ishte pika e tij më e fortë.

Pas belgut David Goffin dhe kampionit të vitit të kaluar në Acapulco, austriakut Dominic Thiem, 29-vjeçari nga San Francisco mposhti edhe Nadalin. Querrey setin e parë e fitoi në tiebreak me shifrat 7-3, ndërkohë që në setin e dytë i rrëmbeu turin e shërbimit, spanjollit në game-in e tetë duke fituar 6-3 dhe gjithë ndeshjen 2-0 , në 1 orë e 36 minuta lojë. Për Nadal pas 14 fitoreve radhazi kjo ishte humbja e parë e pësuar në Acapulco. Në krahun tjetër Querrey i cili fitoi turneun e tij të parë që pas suksesit në Darley Beach në 2016-tën, u shfaq shumë i entuziazmuar në fund të ndeshjes duke shtuar se kjo ishte një nga fitoret më të rëndësishme në karrierë për të.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit