Home POLITIKE Naco: Nuk do ...

Naco: Nuk do të ketë amnisti për vjedhësit e energjisë elektrike

21
0

I pranishëm gjatë nisjes së një dite inspektimi, në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga OSHEE dhe Policia e Shtetit, kundër abuzimeve me energjinë elektrike, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka thënë se ky operacion është mjaft i rëndësishëm, pasi shuma e parave të vjedhura përmes energjisë elektrike do të ndikonte tejmase në rritjen e cilësisë së jetës në vendin tonë.

Naço ka vlerësuar të gjithë impenjmin e deritanishëm të të gjitha strukturave të specializuara të shtetit, ndërsa vlërësoi faktin se ky aksion që ka nisur ditë më parë do të vijojë edhe në vazhdim.

“Kam ardhur pikërisht në qendër të Tiranës, në zonën e Ish Bllokut, për të nisur nga kjo pjesë e zhvilluar e kryeqytetit ku nuk mungon vjedhja e energjisë sikurse edhe në pjesë të tjera”, tha Naço.

Mesazhin e tij ministri i Drejtësisë e ka përcjellë në tre drejtime duke bërë një apel për prokurorët dhe gjyqtarët, bizneset si dhe duke theksuar se ndaj vjedhësve të energjisë nuk do të këtë asnjë amnisti.

“Mesazhi im është i qartë për të gjithë ata që abuzojnë më vjedhjen e energjisë elektrike. Duhet ta kuptojnë që dispozitat ligjore kanë ndryshuar dhe sot vjedhja e energjisë dhe dëmtimi i matësit dënohen deri në tre vjet burgim, apo kur rasti është i përsëritur dhe në bashkëpunim me persona të tjerë shkon deri ne 5 vjet burgim.

Dua të them hapur se nuk do të ketë amnisti për asnjë nga vjedhësit e energjisë elektrike. Nëse i referohemi statistikave janë mbi 150 milion euro të vjedhura në vit, që do të thotë se do të kishim më shumë rrugë të asfaltuara, si dhe paga e pensione më të larta. Mesazhi im shkon për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, sepse në çdo takim që bëhët edhe këta të fundit kërkojnë paga më të llarta dhe duhet ta kuptojnë se vjedhja e energjisë elektrike do t’i lë në gjendjen që janë.

Mesazhi i tretë është për të gjithë ata biznesmenë që duan të zhvillojnë një aktivitet në përputhje me ligjin, që sikurse paguajnë me qindra e mijëra lekë apo euro për telefonat e tyre, të mos “harrojnë” të paguajnë  energjinë.

Sigurisht që do të fillohet nga këta biznesmenë që “harrojnë” të paguajnë energjinë dhe bëjnë paradë me makina luksoze në Tiranë, dhe do të vazhdohet deri tek qytetari më i thjeshtë, që të gjithë ta kuptojnë se energjia elektrike duhet paguar e për rrjedhojë jeta e tyre do të bëhet më e mire”, theksoi Naço.

Ndërkohë, Arben Seferaj, Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike garantoi për vazhdimësinë e punës derisa çdo njeri të ndërgjegjësohet se energjia elektrike është një produkt që ka vlerë, dhe nuk mund të merret në mënyrë abuzive.

“Ndihemi të inkurajuar nga prezenca e Ministrit dhe sikurse e keni vënë re përditë, nga bashkëpunimi i Operatorit të Shpërndarjes më Policinë e Shtetit në kemi pasur edhe një mbështetje të vazhdueshme nga i gjithë kabineti qeveritar, siç duket edhe sot nga prezenca e z, Minister. Çdo gjë është e fokusuar tek problem më i madh i ditës që është vjedhja e energjisë elektrike”, u shpreh Seferaj.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit