Home Sporti Miqësorja, Ma...

Miqësorja, Mario Gotze ndëshkon Inter në Shangai

1
0

Një gol i talentit gjerman Mario Gotze i dha fitoren 1-0 Bayern të Pep Guardiolës përballë skuadrës së Roberto Mancinit në miqësoren e zhvilluar sot në Shanghai. Lojtari i cili vendosi finalen e Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Argjentinës 10 minuta përpara fundit të saj, përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Inter dhe me pasi shmangu lehtësisht Carrizon i dha një fitore aq shumë të dëshiruar Bayern. Gjermanët që ndodhen shumë më përpara Interit me përgatitjet u konfirmuan si më të fortët në këtë sfidë duke e dominuar ndeshjen nga fillimi në fund. Të dyja skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mirë të mundshme. Bayerni e nisi me Muller e Leëandoëskin në sulm por ai që spikati më shumë te bavarezët ishte blerja më e re tyre braziliani Douglas Costa që në krahun e djathtë të sulmit ishte gjithmonë një rrezik për mbrojtjen e Interit. Nga ana tjetër Mancini e nisi me Kondogbia e Kovacic në mesfushë ndërsa Herananes në rolin e fantazistit mbështeste dyshen sulmuese të përbërë nga Palacio e Icardi. Bëri debutimin absolut me Interin në këtë sfidë edhe qendërmbrojtësi kolumbian Jeison Murillo që deri në momentin që doli nga fusha i dëmtuar la përshtypje shumë të mira.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit