Home POLITIKE Ministri Tahi...

Ministri Tahiri: Strukturë e re në polici, kundër shkelësve të ligjit

20
0

Kjo u bë e ditur sot nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin ku po prezantohet plani operacional i qeverisë shqiptare kundër abuzimit me energjinë elektrike.

Ky operacion, që do të ketë mbështetjen e fuqishme të Policisë së Shtetit, nuk do të jetë vetëm një fushatë kundër abuzuesve të energjisë, por sipas Tahirit synon t’i japë zgjidhje definitive këtij problemi të madh në vend.

“Energjinë nuk mund të vazhdojmë më ta trajtojmë si një mall pa zot. Ndërsa disa e paguajnë, disa të tjerë bëjnë biznes duke e vjedhur. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por është dhe një vepër kriminale që meriton dënimin e merituar”, tha ministri.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës që e konsideron aksionin e qeverisë një përpjekje për të ndërtuar ‘një shtet policor’, ministri i Brendshëm tha se këto akuza vijnë nga ata që deri dje ishin në pushtet dhe nuk arritën do të bëjnë shtet. Ndërtimet pa leje, vjedhja e energjisë, krimet ndaj mjedisit nuk lulëzuan sot, por i gjetëm, tha Tahiri. Ky është momenti, sipas tij, që Shqipëria të ngrejë kokë dhe shqiptarët të trajtohen si të barabartë.

Për këtë operacion të madh kundër vjedhësve të energjisë, Tahiri tha se policia ka përgatitur një protokoll specifik me masa të posaçme.

Qeveria shqiptare po prezanton sot planin operacional kundër vjedhësve të energjisë gjatë një aktiviteti të zgjeruar me temë “Takim kombëtar, mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”.

Aktiviteti, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e mbi 2 mijë personave shënon nisjen e një aksioni të gjerë në shkallë kombëtare kundër vjedhësve të energjisë, që do të finalizohej me arrestimin e abuzuesve.

Në këtë aktivitet, krahas përfaqësuesve të qeverisë, janë ftuar dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe të gjithë drejtuesit e Gjykatave të Rretheve dhe të Apelit në vend. Në takim është i pranishëm dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash dhe të gjithë drejtorët e Policisë.

Të mërkurën e kaluar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një aksion me dorë të hekurt për vjedhësit e energjisë. Kreu i qeverisë tha se aksioni do të niste me bizneset e mëdha, ku dyshohet se ka vjedhje masive të energjisë elektrike, për të cilët dha dhe një ultimatum prej pesë ditësh.

Shqipëria, tha Rama, humbet çdo vit 150 milionë euro nga vjedhja e energjisë elektrike dhe një dëm i këtyre përmasave po mban peng të ardhmen e vendit, duke penguar realizimin e projekteve jetike. Ditët e fundit, policia ka bërë edhe arrestimet e para ndaj atyre që kanë vjedhur energjinë elektrike në Vlorë dhe Tiranë

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit