Home Sporti Milito del ku...

Milito del kundër Interit: Nuk duhet ta largonte ashtu Icardin!

67
0

“Inter i ka thënë Icardit që nuk bën pjesë në planet e tyre dhe kjo më bën keq sepse e njoh”. Kështu është shprehur ish-sulmuesi i zikaltërve, Diego Milito, në një intervistë të dhënë për “Fox Sports Radio”. Argjentinasi, i cili aktualisht ka rolin e drejtorit teknik te Racing Avellaneda ka folur për situatën e Mauros në prag të sezonit të ri.

 

“Icardi shkoi te Interi, kur unë u largova, por më vjen keq që kam dëgjuar se do të largohet në këtë mënyrë. Nuk është e duhur. Futbollistët e rëndësishëm duhet ta lënë mirë klubin, duhet të largohen me respekt. Kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi për mua. Një e ardhme tek Interi? Në këtë moment nuk e shoh si mundësi, jam mirë këtu dhe dua të vijoj”, deklaroi Milito, një nga heronjtë e triumfit të tripletës në vitin 2010. /R.Lika-Koha Jone/

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit