Home Sporti Milani zbulon...

Milani zbulon lojtarët që do të udhëtojnë në Prishtinë për miqësoren me Ferronikelin

65
0

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar listën me 24 futbollistë, që do të udhëtojnë drejt Prishtinës për miqësoren me Feronikelin, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 20:45, në Fadil Vokrri.

 

Kjo do të jetë hera e parë në histori që “Djalli” zbarkon në tokën kosovare për një ndeshje futbolli. Trajneri Giampaolo e ka thuajse të plotë grupin, me vetëm dy emra që nuk janë përfshirë më listë: portieri veteran, Reina, dhe blerja më e re, Duarte.

Lista e Milanit për Feronikelin:

Portierë: Donnarumma G., Donnarumma A., Soncin.

Mbrojtës: Calabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Musacchio, Rodríguez, Romagnoli, Strinić.

Mesfushorë: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Calhanoğlu, Krunić, Paquetá, Maldini.

Sulmues: André Silva, Castillejo, Leão, Piątek, Suso.

Image

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit