Home POLITIKE Meta: Shqipër...

Meta: Shqipëria, vend domethënës për mbrojtjen e të drejtave themelore

17
0

Ai deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qeveria vazhdon të jetë e angazhuar që të përafrojë këtë legjislacion me atë të BE.

Meta u shpreh gjithashtu se nuk ka vend më domethënës se sa Shqipëria për të folur mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku deri dy dekada më parë vuante nga shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe ku liria e shprehjes dhe e besimit ishte inkezistente.

Kryetari i Kuvendit theksoi edhe se sot Shqipëria është një vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe gëzon një kuadër të gjerë ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes ratifikimit të pothuajse të të gjitha konventave ndërkombëtare që konsistojnë në respektimin dhe garantimin e lirive themelore të njeriut.

“Aksioni ynë i përbashkët po bëhet gjithnjë më efikas falë axhendës së integrimit në BE, por dhe falë angazhimit të spikatur të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera, Shqipëria ka arritur të hedhë hapa të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Gjithashtu, Meta vuri në dukje vëmendjen e veçantë që Kuvendi i kushton parimit të gjithpërfshirjes, përmes ngritjes së disa komisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit