Home POLITIKE Meta: Shqipër...

Meta: Shqipëria duhet ta forcojë rolin e saj stabilizues në rajon

37
0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Kryeministrin e Landit Gjerman Hessen, Volker Bouffier, me të cilin vlerësuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Gjermania tregon ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Hessenin si një land i fuqishëm gjerman duhet intensifikuar më tej, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike dhe trajnimit profesional të të rinjve shqiptarë të cilët duhet të rrisin kapacitetet e tyre për tregun e punës.  Kryeministri i Landit Hessen, Bouffier pasi vlerësoi progresin e madh që Shqipëria ka njohur gjatë dy dekadave të fundit vuri në dukje se perspektiva e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim Gjermania mbetet një mik i afërt i popullit shqiptar dhe mbështetës i axhendës së reformave ku Parlamenti ka një rol kyç.

Kryetari Meta dhe Kryeministri Bouffier diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet politike në vend duke ndarë bindjen e përbashkët se në kontekstin e zhvillimeve rajonale, Shqipëria duhet ta forcojë edhe më tej rolin e saj stabilizues ndaj duhet rritur përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi politik në vend për të avancuar me reformat kyçe si ajo e sistemit të drejtësisë – e cila i shërben edhe krijimit të një infrastrukture të favorshme për investimet e huaja.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit