Home POLITIKE Meta: Paketa ...

Meta: Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve blegtorale

28
0

Gjatë bashkëbisedimit, ai garantoi se mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegori, duke theksuar se paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale duke ulur ndjeshëm kostot.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që vizitoj një kompleks të tillë blegtoral, plot ambicie për të ardhmen. Mbi të gjitha, jam shumë i kënaqur që shoh këtu që po ndërtohet edhe një baxho mjaft moderne me teknologjinë më të avancuar për ta mbyllur të gjithë ciklin e prodhimit e të përpunimit brenda këtij kompleksi. Do të rrisë dhe do të motivojë akoma më shumë drejtuesit e këtij kompleksi për të zgjeruar, për të hyrë në treg në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme dhe me produkte mjaft konkurruese sikurse u shpjegua këtu dhe sikurse do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale, pasi ajo ul në mënyrë të ndjeshme kostot, sidomos sa i takon kostos që ndikon në përmirësimin e rracës këtu në vend për të rritur prodhimin dhe për të shkuar drejt atij objektivi, i cili ka të bëjë jo vetëm me reduktimin e importeve që janë ende shumë të mëdha për produktet blegtorale në vend, por me plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut vendas dhe njëkohësisht me fillimin e eksportimit të produkteve shqiptare blegtorale në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendit kërkoi gjithashtu prej Ministrisë sëZhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore që të informojnë ata që duan të investojnë në bujqësi dhe në blegtori për lehtësirat fiskale dhe për mundësinë e zhvillimit dhe të rritjes më të shpejtë tëkëtij sektori që do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit.

“Natyrisht që është një detyrë e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe e të gjithë përfaqësuesve të këtij sektori për të informuar fermerët tanë, të gjithë atatë cilët merren me komplekse të tilla blegtorale apo kanë synime për të bërë të tilla investime në këtë fushë, për të gjitha avantazhet dhe të gjithë mbështetjen që do të kenë në mënyrë që të ecin në rrugën e rimëkëmbjes së bujqësisë, në rrugën e rimëkëmbjes së blegtorisë, në rrugëne plotësimit të të gjithë kërkesave të tregut vendas për këto produkte, edhe njëkohësisht në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies së të gjithë shoqërisë në vend”, tha Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit