Home POLITIKE Meta: Absolut...

Meta: Absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë përpara ligjit

29
0

Teksa ka konfirmuar gjithashtu për mediat edhe takimin e parashikuar për ditën e enjte me Presidentin e Republikës, duke pohuar saktësisht se “kam një ftesë për t’u takuar dhe pas takimit mund t’ju them se për çfarë do të flitet”.

Ndërsa në lidhje me negociatat me opozitën për kthimin e saj në Parlament, ai ka deklaruar se është e drejta e opozitës të bëjë vlerësimet e saj për ftesat që i drejtohen.

“Besoj se ftesa ka qenë publike, veprimet kanë qenë konkrete. Dy komisionet hetimore që janë kërkuar janë miratuar, vendimet në këto raste nuk janë individuale, ato merren në bazë të Rregullores. Në çdo moment opozita është e mirëpritur për të përmbushur përgjegjësitë e saj si përfaqësuese e opozitës në Kuvendin ku ajo është zgjedhur për të sjellë zërin e atyre që e kanë votuar dhe absolutisht do të krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që opozita të ketë të gjithë hapësirën që meriton dhe që ia jep Kushtetuta dhe Rregullorja”, citoi Meta.    

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit